Përmbyset rezultati, ndryshon fituesi për tenderin e rrugës Durrës-Kukës
Dritare.net
Tenderi për mirëmbajtjen e rrugës DurrësKukës u zhvillua dy muaj më parë nga Ministria e Transporteve. Pas procedurës, Ministria e Transporteve shpalli fituese një konsorcium kompanish turkoindoneziane, të kryesuar nga “Vendeka Bilgi”.
Por vendimi u kundërshtua nga konsorciumi i renditur i dyti, i cili e ankimoi atë në Komisionin e Prokurimeve.
Sipas këtij konsorciumi, kompania e renditur e para nuk plotësonte kriteret ligjore dhe kishte ofruar një çmim më të lartë për buxhetin dhe qytetarët për të kryer shërbimin e mirëmbjatjes.
Ankimimi duket se është gjetur i drejtë nga Komisioni i Prokurimeve, i cili ka vendosur të përmbysë rezultatet e shpallura nga Ministria, si dhe të shpallë fituese konsorciumin shqiptar të përbërë nga kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari”, që në ofertën e saj ka kërkuar 8 milionë euro më pak subvencion nga buxheti dhe ka parashikuar të vjelë 175 milionë euro më pak nga qytetarët.