Përkujtimi i revoltës së Spaçit/ Basha: Bashkohemi në protestë, mos ta lëmë fatin në duart e krimit
E Hënë 21 Maj 2018, 20:08
Dritare.net
Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka sulmuar qeverinë , duke thënë se sot Shqipëria është në pikën më kritike të saj.
Basha shkruan se “Pasardhësit e krimit komunist në bashkëpunim ne krimin e organizuar dhunojnë lirinë e zgjedhjes, dhunojnë lirinë e pronës, vjedhin dhe shkatërrojnë çdo ditë shpresën që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në vendin e vet, dhe kështu po e izolojnë Shqipërinë duke na mbyllur derën e Perëndimit, dhe duke u kthyer në pengesën e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa!”
Në fund të postimit të tij, Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’ju bashkohen protestës së 26 majit./d.m-dritare.net