Përgjimet/ Si u zbuluan nga bisedat, ish-deputetët Çuko e Ndoka

Janë dashur dy vjet përgjime e hetime për zbulimin e aktivitetit kriminal ku akuzohen si të përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga prokuroria raportoi për “BalkanWeb” se Çuko dhe Ndoka u zbuluan nga grupi kriminal Avdulaj. Hetimi mësohet se ka nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe prej dy vitesh ky grup ishte në përgjim. E pikërisht këto përgjime kanë çuar dhe tek dy ish-deputetët që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.

MIK ME AVDULAJ
Nga përgjimi ka rezultuar se Arben Ndoka kishte mik një nga anëtarët e grupit të Avdulajve. Po kështu Çuko është dëgjuar teksa i kërkohej transferimi i të burgosurve.
Gazetarja Lala raportoi se prokuroria ka zhvilluar hetim në tre drejtime, një për grupin, një për Arben Çukon dhe një për Arben Ndokën./bw

LEXO DHE :  Ide si të kombinoni xhaketat xhins, në pranverë dhe verë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.