Përgjimet e PD/ Balla: Inskenime mafioze dhe të rrezikshme

Ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka dalë në një konferencë për shtyp, nga selia e Kuvendit. Balla deklaron se,  ashtu si audiopërgjimi dhe videoja e publikuar nga PD-ja janë një sajesë, madje për të, një sajesë mafioze.

 “Sot rezulton se Lulzim Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave.”, tha ai.

Gjatë deklaratës së tij, Balla ka ngritur dyshime edhe mbi dëshmitarin X, të identifikuar në videon e sotme nga demokratët, si Albert Veliu.

 “Nuk ja vlen të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të këtij njeriu, që edhe pa e ditur fare kush është, duke qartë që është jë mashtrues i rëndomtë i dënuar disa herë për disa vepra penale nga më të ndryshme.”, -deklaroi Balla.

Për Ballën, akuzat e Partisë Demokratike janë thjesht inskenime dhe tipike mafioze.

LEXO DHE :  Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Nesër do e shohim kush është pashai

 “Personi që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre.”

Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë, që t’i shkojë deri në fund hetimit dhe të nxjerrë para drejtësisë Veliun.

 “Ky person të hetohet dhe të dalë para drejtësisë, ose të merret në mbrojtje për dëshminë e bërë, ose të përballet me akuzat e dëshmisë së rreme.”, u shpreh ai./K.C/Dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*