Ambasada amerikane në Tiranë para pak orësh bëri një reagim, duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës në protestën e opozitës të shtunën, më 16 mars. Por pas kësaj ka reaguar Kryetari i PD, Lulzim Basha, në përgjigje të Ambasadës amerikane, duke thënë që ambasadat të mos bëhen palë me asnjë person apo parti.
“Nuk komentoj deklaratat e ambasadave meqë më pyesni. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person me asnjë parti por të bëhen me vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme, me luftën ndaj krimit dhe shit-blerjes së votës, me problemet e shprehura qartë edhe nga raporti i DASH. Shqiptarët e kanë kuptuar se protesta është një tjetër rast për tu bashkuar e ngritur zërin, e kanë kuptuar se vetëm me protesta ndalet e keqja. Kam bindje dhe informacione se do hyjë në histori si një nga protestat më madhështore për të hapur bashkë derën e mbyllur të Europës.”- u shpreh Basha./A.C/dritare.net