E ndërsa rezultati i pjesës së parë ka përfunduar në shifra të barabarta, kuqezinjtë kanë dominuar pjesën më të madhe të lojës.
Ashtu edhe si në miqësoren e kaluar me Katarin, kuqezinjtë kanë pësuar gol që në minutat e para të ndeshjes. Ka qenë Stepanenko, ai që në minutën e 9-të ka kaluar në avantazh ukrainasit.
Por ky avantazh nuk ka zgjatur më tepër se 4 minuta, pasi numri 10-të i Shqipërisë, Armando Sadiku ka barazuar shifrat.
Ky i fundit ka pasur edhe një mundësi të artë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh në minutën e 37-të.
Përballja me Ukrainën është testi i fundit për skuadrën e drejtuar nga tekniku italian para startimit të Euro 2016-s.
Por ndeshja e sotme nuk është thjesht një miqësore, por edhe një test për të matur në distancë forcën me një prej rivalëve në grup, Rumanisë, e cila u mund nga Ukraina me rezultatin 4-3, në miqësoren e së dielës.