Përfundon numërimi, ja sa para u kapën në Durrës !
E Hënë 25 Qershor 2018, 08:08
Dritare.net
Janë plotë 3 milionë e 470 mije euro të cilat janë kapur në një “Toyota”.
Mjetet në të cilat janë kapur paratë vinin nga Belgjika ndërsa 3 persona janë arrestuar si të dyshuar.
Nga hetimet fillestare janë identifikuar 4 persona të përfshirë, ndërsa tre prej të cilëve janë shoqëruar dhe ndodhen të ndaluar në Polici, ku dy prej tyre janë shoferët e kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot. Klevis Lika pronari i kamionit me targë AA 120 SP – AFR 559, ndërsa babai i tij, Edi Lika, është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve./ I.M-Dritare.net