Përfundon ndeshja, Skocia mund Shqipërinë
E Hënë 10 Shtator 2018, 22:10
Dritare.net
Pas fitores 1:0 përballë Izraelit në Elbasan Arena të premten, kuqezinjtë e Panuccit janë mposhtur në Skoci me rezultatin 2:0.
Ka qenë Naismith në minutën e 47’ që ka shënuar për skocezët me kokë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Steven Naismith ka shënuar golin e dytë në minutën e 68’ duke vulosur kështu rezultatin.
Panucci nisi lojën me 3 ndyshime të rëndësishme, që rezultuan fatale për kombëtaren tonë./ I.M-Dritare.net