Njëri kat i një hoteli në Sarandë, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, sepse njerëzit kanë arritur të largohen në kohë. Raportohen vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por forcat zjarrfikëse kanë thënë se zjarri ka rënë në katin e parë/E.B-dritare.net