Por, përveç se ndihmon për rënien në peshë, mund të merrni edhe një sërë përfitimesh nga ky frut paksa i thartë. Grejpfruti ju mban të hidratuat (është 92% ujë) dhe mund të forcojë sistemin imunitar, ndihmon për të ulur kolesterolin, madje mund të ulë edhe rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.
Ashtu si çdo agrum tjetër, edhe grejpfruti mudn të konsumohet në çdo vakt.
Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore të grejpfrutit:
Ju mban të hidratuar – Grejpfruti është 92% ujë, që do të thotë se ka më shumë përmbajtje uji se çdo frut tjetër.
Mund të përshpejtojë rënien në peshë – Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë grejpfrut mund të humbasin më shumë peshë.
Mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit – Konsumimi i grejpfrutit ndihmon në uljen e kolesterolit të “keq” LDL dhe triglicerideve.
Kujdes! Mos konsumoni grejpfrut nëse po merrni ilaç për uljen e niveleve të kolesterolit
Mund të forcojë imunitetin – Falë, vitaminës C!
Mund të ulë tensionin e gjakut – Ky frut është i pasur në kalium, lëndë ushqyese e rëndësishme për tensionin e gjakut. Sërish, konsumojeni në sasi të moderuar nëse po merrni ilaçe për tensionin e gjakut.
Mund t’ju mbrojë nga kanceri – Njerëzit që konsumojnë qitro janë më pak të rrezikuar nga kanceri.