Përfaqësuesit e PD nuk dinë të argumentojnë mekanizmin sesi do t’u hiqen koncesionet oligarkëve

Partia Demokratike tanimë zyrtarisht ka prezantuar platformën antimafia e cila synon të konfiskojë pasuritë e disa biznesmenëve, që sipas PD, janë oligarkë, dhe tu kthejë paratë popullit .

Të ftuar në emisionin “Opinion” përfaqësuesit e PD, i janë përgjigjur pyetjes sesi do të funksionojë mekanizmi i propozuar nga PD.

“Mekanizmi është fare i qartë. Një departament antikorrupsioni dhe antimafie do të grumbullojë të gjitha materialet që do të hetohen dhe do të verifikohen dhe do të dërgohen në prokurori.

Ne nuk jemi prokurori, por kemi mbledhur denoncimet e qytetarëve dhe ekspertëve tanë”, është shprehur Florjon Mima.

Nga ana tjetër ish-ministri Teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka deklaruar se kur PD të vijë në pushtet do të ndërtojë mekanizmin e tillë që të hetohet çdo zyrtar publik që ka firmosur kontrata të paligjshme dhe vendimet më pas do t’i marrë gjykata.

LEXO DHE :  Meghan Markle: Do komunikoj me babanë , kur ai të mos flasë më në media

“Ajo që propozojmë ne është marrim koncesionin e parë. Kompania është regjistruar 2 ditë para se të hynte në garë. Kjo është krejtësisht e paligjshme, sepse një kompani që të fitojë një kontratë publike duhet të ketë eksperiencë.
Mekanizmi që i fut në kontroll të imtësishëm çdo zyrtar publik që ka firmosur kontrata të paligjshme dhe çdo kompani që është futur në një marrëdhënie kontraktore me shtetin dhe kontratën e anulon nëse është e paligjshme”.

Pse nuk e çon që sot në gjykatë?

“Sepse nuk ka mekanizëm sot. Ne kur të vijmë në pushtet do miratojmë ndryshime në ligjin antimafia që parashikon sekuestrimin e pasurisë së zyrtarëve publike dhe bizneseve që janë përfshirë në këto afera. Gjykata do të marrë vendim”, u shpreh Bardhi./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.