Banorët e Kukësit, pro taksës, në rrugën e Kombit! Falenderojnë Ramën.

I nderuar zoti kryeministër Edi Rama

Vendosja e taksës për rrugën e kombit, na detyron t’iu shkruajmë këtë letër, ku do ju paraqesim arsyet pse ne kuksianët jemi pro kësaj takse.

Si njeri i lexuar që jeni, duhet ta keni kënduar rrëfimin e Princeshës së Maleve Edit Durham.

Kur fliste për qytetin tonë ajo e përshkruante si një zonë të pasur, rrugë karvanesh dhe me bujari të rrallë që asaj i kishte lënë mbresa. Kjo traditë ishte ruajtur në shekuj. Por nuk i thonë kot se atë që ta bën i joti nuk ta bën as hasmi.

Krahina jonë e shquar për trimëri nuk e hapi gojën, kur Enver Hoxha na e futi ujin nën bithë dhe bëri hidrocentralin. Na hoqën me qen e me mac prej andej, lamë varret e të parëve, shtëpitë me kopshtije që vaditeshin nga uji i Drinit dhe u futëm në furriqet që kishte projektuar daja jot.

Nuk e morrëm vesh pse nuk na çuan në një luginë, por në majë të kodrës. Në kodrën ku është ngritur Kukësi i Ri të pret era nga të katër anët.

Rrugët tona kanë qenë aq të këqija sa më shpejt arrije nga Tirana në Amerikë, sesa në Kukës apo Tropojë.

Ardhja e rrugës së kombit sikur na dha pak shpresë. Jo se u hap ndonjë punë e madhe këndej parit, por të paktën tregtia me Tiranës e Kosovën, sikur e gjallëroi qytetin.

Tani morëm haberin se për të ardhur në Tiranë duhet të paguajmë taksë. Ky është hall i madh se në një krah është Kosova që nuk ka punë për vete e në krah tjetëër tuneli i Kalimashit që kërkon pare.

Por mos u mërzit, sepse ne nuk e kemi marë për ters. Kemi dëgjuar që në Tiranë janë hapur ca kurse për LGBT. Si qeveri që e ke qejf atë punë, mund të mos na kërkoje lek për tunelin, por taksë në natyrë. Dhe ky do ishte hall përmbi hall se në vend të pareve do linim burrninë tek gryka e tunelit.

Prandaj, në këtë pikë mos dëgjo çfarë thonë të tjerët, por të lutemi vazhdo me taksën në euro./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.