Përballja e fortë mes dy kunatave live: Më rreh vëllain, fëmijët si ke me të
Dritare.net
Ajo thotë se martesa e Arifit ishte një ferr jo vetëm për te, por për të gjithë familjen. Mes të tjerash 47-vjeçarja deklaroi se nusja bëri gjithçka për t’i ndarë dhe pas shumë vitesh që nuk flisnin djali u kthye në familje dhe kërkoi ndihmën e tyre.
E shoqja, sipas tij e keqtrajtonte, nuk kujdesej për të dhe bënte një jetë të shthurur. Po ashtu ajo akuzoi live kunatën e saj se dy fëmijët si kishte me të vëllain, Arifin, ndërsa tha se do t’i drejtohej gjykatës që atyre tu bëhej analiza e ADN-së.
INTERVISTA ME KUNATËN Si është situata me bashkëshortin tuaj? Çfarë do thoni për akuzat që bën kunata juaj?
Unë doja të thoja me një përmbledhje, sepse mirë që jam e revoltuar, pasi po rris dy fëmijë me vështirës, që në momentin që burrin tim e tërhoqën në shtëpinë e tyre, i morën pensionin, po mundohem ti rris vet. Ato e morën, i morën edhe pensionin. Po mundohem të rris fëmijët e mi dhe po duroj edhe motrat e tij, që më bëjnë policinë. Vetëm se duan të më marrin shpinë. Ai ka punuar shumë pak, unë kam tre vite që po robtohem për fëmijët. Ai ka punuar sa për të mbajtur frymën e vet.
Si ka qenë martesa juaj me Arifin? Unë kam jetuar një jetë të vështirë. Kam qenë unë kontributoria që kam dhënë maksimumin për fëmijët. Ai nuk ka punuar, ka ndenjur shumë pak, veç në lokal rrinte. Mua më ka ndihmuar familja ime. Fillova të punoja vet, më ndihmojnë familja. Çdo gjë është vërtetuar nga policia. Unë jam krejt e pafajshme, jam e pastër. Skam vënë as dorë.
Ju keni diku një dokument që provoni se keni punuar për këto 14 vite? Pune shteti jo skam punuar. Vitet e fundit kam punuar dhe kam vënë dhe gjërat e mia. Jam krejt e pavarur me buxhetin.
Ju flisni që ‘do të rris fëmijët e mi’. Fëmijët a janë të Arifit? Deri tani ne jemi bashkëshort, jemi në një shtëpi. Janë të tim shoqi. Nuk diskutohet. Ai e bëri atë ndarje, pasi jeton tek familja e motrës. E kam lënë të qetë, dhe pensionin e çon tek motra. Kemi pasur urdhër mbrojtje. Aktualisht jam në punë, po punoj për të ushqyer fëmijët.
Si i përgjigjeni akuzës së familjes së Arifit se ata do të bëjnë një kërkesë në gjykatë për ADN? E ka pasur të lirë gjatë gjithë kësaj kohe. Ska pasur asnjë lloj pengese, pasi unë kam punuar për fëmijët. Unë i kam thënë provoni, bëjeni. Unë do ushqej fëmijët. Ju jeni ata që do po bëni gjithë këtë dramë.
A e keni dhunuar burrin tuaj sic thotë edhe urdhri i mbrojtjes? Konflikti ka lindur për shkak të ekonomisë së dobët të familjes. Ai punonte për interes të vet.
Nëse vjen Arifi në shtëpi tek ju, a do ushtroni dhunë ndaj tij? Ai tek mua fle. Aty ushqehet./d.m-dritare.net