Për të shkuar larg, duhet të apasionohesh!

Njerëzit janë mësuar të jetojnë në botën e kërkesave absolutiste dhe detyrimeve absurde. Jemi ne ata që krijojmë një presion të madh mbi veten tonë, dhe e mbyllim ditën plot tension dhe ankth.

Shoqëria në të cilën jetojmë, na tregon se çfarë duhet të bëjmë, na tregon që duhet të jemi në një punë të caktuar, apo sesi duhet të vlerësojmë. Për fat të keq, ne e marrim të mirëqenë këtë dogmë, pa e vënë aspak në dyshim.

Nëse ne vendosim të konformohemi me këtë gjë, dhe vazhdimisht do e gjejmë veten duke menduar “Duhet të jem i/e bukur. Duhet të jem një profesionist i/e njohur! Unë duhet të edukoj fëmijët në mënyrë të përkrye, etj etj”.

Është interesante, sepse kur ne veprojmë të shtyrë nga forca e detyrimit, prodhojmë në veten tonë, atë që quhet nga psikologjia, “blloqe mendore”.

Kur projektet dhe planet tona realizohen me ankth dhe tension, rezultatet përfundimtare zakonisht janë mesatare. Kjo, nga ana tjetër, na bën të japim gjykim negative për veten, sepse duhet ta kishim bërë më mirë.

Çelësi për t’i dhënë fund këtij rrethi vicioz, është të filloni dhe të kuptoni se cilat detyrime po ia impononi vetes.

Për fat të keq, është e vërtetë se kultura jonë na dërgon mesazhe të caktuara, sipërfaqësore, për mënyrën sesi duhet të jemi, apo sesi duhet të veprojmë. Jemi ne ata që vendosim nëse do i ndjekim këshillat e tyre, apo jo.

woman jumping

Është vërtetuar, që nëse dikush nis një projekt personal ose profesional, i vetëm, për kënaqësinë dhe pasionin e tij, arrin shumë më tepër sesa dikush që është nën presion të vazhdueshëm.

Natyrisht, një njeri i apasionuar, punon dhe përpiqet shumë, por e bën me dashuri. Sepse është i lumtur për atë që po bën, është ajo që ai ka qëllim kryesor në jetë. Nëse gjërat shkojnë mirë, është super. Por nëse nuk shkojnë mirë, ata e dinë që nuk është fundi i botës.

Dhe pas shumë dështimeve, asnjë objektiv interesat nuk është arritur, përsëri nuk është fundi i botës. Sepse jeta të ofron miliona alternativa interesante. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se brenda nesh kemi një fëmijë, i cili dëshiron shumë të kënaqet me jetën dhe pjesën tjetër të botës.

LEXO DHE :  Kacifas/ Bushati: Kemi bërë hapa pas në bisedimet me Greqinë

Sepse, në fund, qëllimi më i rëndësishëm i qenies njerëzore është të jetë i lumtur, dhe për të qenë i lumtur, duhet të marrësh peshën dhe gurët mbi shpinë për të hequr qafe nga jeta jote të gjithë “duhet”, që njerëzit thonë.

Kur të jeni të liruar nga këta zinxhirë mendorë, me të cilët keni kufizuar veten, ju do zbuloni se të jetoni dhe të jeni të lumtur është gjeja me e thjesht në botë.

Ju dilni dhe bëni atë që dëshironi pa asnjë frikë. Pa frikë nga mendimi apo miratimi i shoqërisë, pa frikë nga dështimi. Është e mrekullueshme, sepse bën atë që duhet, se e dëshiron, dhe për asgjë tjetër më shumë.

Papritur, ju do vëreni që fëmija brenda jush qesh me diçka, apo gjithçka, sepse situata ka diçka për të qeshur dhe për të luajtur. Kështu është jeta, të luash nënkupton kënaqësi. Dashuria për jetën është te momenti, pa kërkesë, pa imponim.

Hidhni një sy vetes; keni krahë, këmbë, mendje të shëndetshme me të cilën mendoni, ushqim, ujë të pastër dhe gjëra të tjera?

Nëse keni të gjitha këto dhe më shumë, ju jeni të bekuar. Ju keni gjithçka për t’i lejuar vetes të udhëhiqeni nga forca e kënaqësisë, duke bërë atë që shijoni, duke e shijuar atë.

happy woman with headphones

Bëni gjërat sepse i doni ato, sepse i dëshironi, sepse jeni të apasionuar për to, pa marrë asgjë në këmbim. Bëjini për mirëqenien tuaj.

Lëreni tavolinën e punës nëse pasioni juaj do jetë skulptor! Ose të paktën përpiquni të hapni një rrugë drejt diçkaje që ju vërtet doni. Lëreni atë pasion, sepse ju e dini që po ju dëmton!

Jini të vetëdijshëm, që nëse dita e sotme është në rregull, me gjërat bazike, nuk ka asgjë për të pasur frikë, dhe ajo që ju do merrni do jetë një gjë e kënaqshme, do jetë lumturia juaj.

Prandaj motoja juaj është “Që tani e tutje, unë do ta lejoj veten të bartet nga forca e pasionit dhe jo nga forca e detyrimit”.

Për të shkuar larg, duhet të apasionoheni./Përshtati Enkeleda Bodini/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.