Për të pakënaqurit e "Top Awards", Ledioni ka një përgjigje
E Martë 28 Qershor 2016, 10:10
Dritare.net
Noizy ishte këngëtari i parë që nëpërmjet një statusi sulmoi Ledionin mbrëmjen që spektakli po jepej. Nga ana tjetër edhe Beatrix, bëri publike qëndrimin e saj pas batutës së Ledionit.
Megjithatë, vetë moderatori i “Top Awards”, në një prononcim për “Summer Pages”, duket se e ka shijuar këtë eksperiencë, duke i lënë pa i ndjekur debatet që pasuan spektaklin. “Eksperienca më e bukur televizive deri tani. Realizuam një ëndërr të përbashkët”, ka thënë Ledioni, duke u shprehur se nuk i ka ndjekur debatet. “S’kam asnjë koment, nuk i lexoj ato”, është përgjigjur shkurt moderatori, duke dashur që nga ky event të marrë vetëm pjesën më pozitive.