Për një trup të bukur pas të 30-ave, ndiqni këto 5 këshilla!

Shumica e femrave, pasi mbushin 30 vjeç, fillojnë të ndihen sikur trupi i tyre nuk është i bukur si më parë. Trupi i disa grave ndryshon pas shtatzënisë dhe lëkura fillon të mos jetë e freskët. Kjo ndodh, sepse trupi pas të 30-ave  kalon në një ndryshim të madh, jo vetëm fizik.

Pas të 30-ave metabolizmi i trupi fillon të ngadalësohet. Kjo do të thotë që trupi juaj funksionon krejtësisht ndryshe, por me kalimin e viteve gradualisht do të ndryshoni mënyra sesi ndiheni për veten në përgjithësi dhe trupin në veçanti.

Për më tepër, kjo është koha e përkryer për trupin,  për të ndërtuar një nivel më të lartë rezistence  dhe koordinimi. Pra, dritare.net ju sugjeron që të përqendroheni në ruajtjen e masës muskulore, në vend të përmirësimit të forcës së trupit.

Por mos u shqetësoni! Dritare.net ka disa këshilla sesi të kujdeseni për trupin tuaj  pas të 30-ave dhe ta gëzoni këtë periudhë të jetës në maksimum.

1. Kushtoni rëndësi planit të dietës.

Meqenëse metabolizmi juaj zvogëlohet, trupi fiton peshë më lehtë. Prandaj, është e nevojshme të shikoni mirë çfarë hani. Ideja është të hani shpesh nga pak, për të shmangur shtimin në peshë.

LEXO DHE :  Spanja gjen golin, Irani i dorëzohet Diego Kostës

2. Flini mirë.

Image result for sleeping

Gjumë është shumë i rëndësishëm, sepse sjell përfitime pozitive në lëkurë, në trup dhe metabolizëm. Plus, gjumi është çelësi i një trupi të freskët dhe të shëndetshëm, në mëngjes.

Dritare.net sugjeron të flini 6-8 orë në natë dhe para se të flini bëni një stërvitje dhe mos hani ushqim të rëndë.

3. Ushtrohuni në mënyrë efektive.

Ne nuk ju themi të torturoheni në palestër, apo të kaloni orë të tëra duke u ushtruar. Ajo që dritare.net sugjeron janë seanca të shkurtra stërvitore dhe këmbëngulja për të arrit atë që do në trupin tënd.

Studimet tregojnë se stërvitjet me orë të gjata janë më pak efektive se ata me orë të shkurtra.

4. Kujdesuni për metabolizmin.

Related image

Nëse i kushtoni vëmendje dietës tuaj, hani ushqime që përshpejtojnë metabolizmin tuaj si: qershi, çaj, brokoli, të gjitha llojet e supave etj.

5. Qëndroni të hidratuar.

Hidratimi është çelësi i shëndetit të përgjithshëm dhe trupit të bukur.  Të ndihmon të ndihesh mirë, humbasësh peshë, përmirëson tretjen dhe mban metabolizmin e lartë./E.B-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.