Për një darkë të thjeshtë dhe të shijshme, mish viçi dhe brokoli
E Mërkurë 18 Prill 2018, 17:05
Dritare.net
Përbërësit:
-1-2 lugë vaj luledielli,
-200g mish viçi,
-200g brokoli,
-1 qepë,
-1 hudhër,
-2 luge salcë soje,
Përgatitja;
Ngroheni pak tiganin dhe shtoni vajin e ullirit, e lini të skuqet për pak sekonda dhe më pas shtoni mishin e viçit.
E lini mishin të skuqet për dy minuta dhe e hiqni në një pjatë. Te vaji që skuqët mishin e viçit, hidhni bokolin dhe i shtoni pak fare ujë. Pasi zbutet pak, shtoni qepën e grirë imët, i përzieni përbërjen për 1-2 minuta dhe shtoni hudhrën.
Hidhni salcën e sojës dhe 125 ml ujë. I lini të vlojnë për disa minuta sa të trashet lëngu.
Në pjatën që do servirni, vendosni mishin e skuqur, shtoni edhe përbërjen e formuar me brokoli dhe salcë soje dhe e shërbeni
Ju bëftë mirë!/Përshati: Kadrije Çako/dritare.net