Për një darkë të shpejtë dhe të shijshme, pak salmon dhe patate!

Akoma nuk e keni vendosur se çfarë do të gatuani për darkë?  Jeni në dyshim mes mishit të kuq, pulës apo peshkut? Shihni recetën e shijeshme që ju sugjeron dritare.net  dhe nuk do zhgënjeheni!

Tashmë nuk  keni pse vuani të rrini dy orë për të gatuar darkën, receta jonë përfundon në 30 minuta.

Përbërësit:

-250 g patate të vogla

-2 speca

-1 lugë vaj ulliri

-pak kopër

-një filxhan lëng portokalli

-kripë dhe piper i zi

– majdanoz

LEXO DHE :  Paloka i kërkon llogari Ramës: Çfarë bëje në prill me Dakon dhe Fugën në Monte Carlo?

Përgatitja:

Merrni një tenxhere dhe i vendosni patatet të zihen për 10-15 minuta, derisa të zbuten. I hiqni, i vendosni në një pjatë. Në një tepsi të madhe, vendosni patatet, specat, hidhini koperin, kripë dhe piper dhe sipër i vendosni copat e salmonit. Hidhini lëngun e portokallit dhe futeni në furrë për 15-20 minuta ose derisa të zbuten mirë perimet dhe të skuqet peshku. Vendoseni në pjata në racione dhe hidhini pak majdanoz.

Ju bëftë mirë!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.