Për drekën e së hënës, ju sugjerojmë recetën me kungull!

Për të nisur ditën e hënë mbarë dhe shëndetshëm, dritare.net ju sjell recetën vegane me kungull të Veggies Tirana. Masala kungulli është një nga recetat e cila  do ju shijojë pa masë dhe do ju mbushë me shijen e erëzave ekzotike, të cilën e përgatit me shumë dashuri shef Xhema.

Për përgatitjen e saj duhen këto përbërës

  • 310 gr kungull i prerë
  • 1 patate e vogël, e qëruar dhe e prerë
  • pak xhinxher i prerë hollë
  • 2 thelbinj hudhra
  • ½ qepë e prerë hollë
  • pak koriandër
  • 400 gram salcë me copa domatesh
  • 1 lugë çaji garam masala
  • 250 gram ujë
  • erëza sipas dëshirës
  • 1 lugë çaji cumin
  • 1 gjethe dafine
  • kripë dhe vaj ulliri

Përgatitja

1.Në një tigan të thellë me pak vaj ulliri, shtoni qepën, hudhrat, ginger dhe gjysmën e koriandrës. Lërini të ziejnë deri sa qepa të jetë zbutur, rreth 8-10 minuta.

2.Shtoni garam masala, erëzat dhe gjethen e dafinës dhe trazojini për rreth 30 sekonda.

3.Shtoni kungullin, pataten, domatet, ½ e gotës së ujit dhe kripë. Mbulojeni tiganin me kapak dhe lërini të gatuhen rreth 25-30 minuta, ose deri sa kungulli të jetë zbutur, patatet të jenë bërë dhe uji të ketë avulluar.

LEXO DHE :  Ngjela: Kur e takova Metën zëvendëskryeministër, ishte me kostum dhe sandale

4. Ndërkohë, në një tigan të vogël me pak vaj ulliri shtoni cumin dhe trazojini rreth 30 sekonda (kujdes mos ta digjni). Shtoni cumin në masën me kungull tashmë të përgatitur, bashkë me ½ e gotës së mbetur me ujë. Në rast se duket e thatë, shtoni herë pas here nga një lugë gjelle me ujë.

5. Në fund pasi ta servirni zbukurojeni me koriandër. Mund ta shoqëroni me oriz basmati.

Është një pjatë e shëndetshme, të cilat mund ta përgatisni dhe vetë. Por nëse nuk keni kohë, ju mund ta porosisni te Veggies Tirana në numrin e telefonit 0692077726. Vjen menjëherë aty ku ju ndodheni me shërbimin më të mirë në qytet. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.