Pedagogu Jani Marka: U dhunova nga huliganët e PD dhe LSI, jo nga studentët
E Hënë 10 Dhjetor 2018, 21:09
Dritare.net
Pedagogu Jani Marka i ftuar në emisionin “Open” ka folur për dhunën që kanë ushtruar disa ditë më parë ndaj tij në protestën e studentëve.
Sipaas tij, nuk ishin studentët ata që e dhunuan por pak huliganë të forumeve rinore të PD dhe LSI.
“Mua më dëbuan nga e drejta për të folur, militant huliganë të partive, të forumeve, kryesiht njerëz të PD dhe LSI, njerëz konkretë me emra dhe mbiemra, po mbledhim prova për ta. Kam ngrënë grushta, nuk mund të gjuajë studenti me grushta. Unë nuk kam kërcënuar askënd me jetë atje, do shkoj në polici për këtë akuzë”, tha Marka./ I.M-Dritare.net