PDIU përkujton 102-vjetorin e masakrës së Panaritit dhe Hormovës
E Premte 8 Korrik 2016, 19:07
Dritare.net
Masakrat e forcave shtetërore greke ndaj popullsive të jugut të Shqipërisë do të kulmonte me gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë 30 vite më vonë. Këto akte të orkestruara për zhdukjen e shqiptarëve nga trevat e tyre fatkeqësisht nuk i përkasin vetëm historisë. Sot, më lehtësisht gjen memoriale për ushtarët pushtues grekë sesa për mijëra viktima shqiptare.
PDIU i bën thirrje shtetit shqiptar të ngrejë memoriale që kujtesa historike të bëjë që akte të tilla të mos përsëriten dhe të kërkojë që shteti grek të kërkojë zyrtarisht ndjesë.