PD, tjetër akuzë Tahirit: Korrupsion 1.1 miliardë me uniformat
E Premte 12 Shkurt 2016, 13:01
Dritare.net
“Uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare. Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi. Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë. Sipas ligjit, vetë drejtoria e Policisë duhej të kishte nisur këtë procedurë, sipas kërkesave dhe nevojave të saj” tha ai.
Ai ka shtuar me tej se vetëm Saimir Tahiri e veglat e tij e dinë se kush është personi i kontraktuar.
"Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministrit. Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit”- tha Alibeaj.