PD protestë para Ministrisë, të rinjtë qëllojnë me vezë ndërtesën
E Mërkurë 16 Maj 2018, 13:01
Dritare.net
Protesta ka nisur me tensione, pasi protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe fillimisht ia kanë dalë, por më pas policia ka marrë në kontroll situatën , duke shmangur kështu ndonjë incident.
Të rinjtë demokratë kanë vendosur kuti me mbishkrime para Ministrisë, që nënkuptojnë pakot me drogë.
Në kutitë e lëna në shkallët e ndërtesës shkruhet:
“Porosi për Geronin”, “taksirat o Gone, ma hidh përtej detit”, “Çoma dhe mua këtë plaken tutje o pasha”./K.C/Dritare.net