PD: Kontrolli i karburanteve do t’i jepet me konçension Gentian Sulës

Deputetja e Partisë Dëmokratike, Izmira Ulqinaku, ka denoncuar një nismë tjetër të qeverisë. Ulqinaku në një deklaratë ka thënë se kontrolli i pompave të karburanteve do t’i jepet me konçension biznesmenit Gentian Sula.  I cilësuar si “klient i Edi Ramës”, sipas PD-së, Sulaj do të fitojë 60 milionë euro, të cilat do paguhen nga shqiptarët.

“Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve. Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin.

Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë private.

Kjo është e njëjta kompani që ka marrë me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën. Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv” u shpreh Ulqinaku.

LEXO DHE :  Mënyra e mbajtjes së duarve me parterin ka një domethënie për lidhjen tuaj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.