PD: Ja pse ekonomia shqiptare është në lëngim!
Dritare.net
“Këto janë kolonat mbi të cilat lartohet qeveria e tepsisë Rama, e cila edhe këtë vit dështoi të prodhonte një buxhet real dhe eficent në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare.
Prandaj, kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.
Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve”, ka thënë ajo.
Pjesë nga deklarata
- Dita dites paguajne gjithnje e me shume para per ushqime, veshmbathje dhe arsimim, cmime te rritura rreth 20% krahasuar me nje vit me pare.
- Pagujne gjithnje e me shume per arbitraritetin ne sherbimet publike me ane te korrupsionit te perhapur ne cdo qelize te strukturave shteterore.
- Shqiptaret kerkojne pune por nuk e gjejne ate.
Qytetaret po harxhojne edhe ato pak kursime qe kane vendosur me shume mund nder vite, 150 milione dollare kane rene depozitat e shqiptareve ne vetem 1 vit.
- Per me teper, e ardhmja vleresohet e zymte.
Po sipas Bankes se Shqiperise, besimi i tyre per te ardhmen eshte negativ, renie e besimit me 1.8 pike perqindje. Kjo renie ka ardhur si pasoje e:
- a) Perkeqesimit te “situates se pritur te familjeve”, -3.8pp.
- b) Perkeqesimit te “situates se te ardhurave dhe shpenzimeve”, -2.6 pp.
- c) Perkeqesimit te “situates se pergjithshme ekonomike e pritshme ne vend”, -0.3pp. V.D/Dritare.net/