PD i përgjigjet Policisë së Shtetit: Rrini larg protestuesve!

Pasi policia i bëri apel opozitës që të mos përdorë retorikë që nxit dhunën për protestën e 16 shkurtit, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përmes një deklarate për medie, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha se, Rama është i rrethuar nga zhgënjimi dhe përmes policisë përhap pasigurinë e tij dhe panik.

“Në një përpjekje të mjeruar, i rrethuar nga zhgënjimi dhe zemërimi i shqiptarëve, Edi Rama i vetmuar shfaqi sot gjithë pasigurinë e tij, kur urdhëroi policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit. Skenari për të përdorur policinë si vegël politike është kriminal. Shqiptarët do t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit pasi e dinë mirë se kriminelët dhe bandat janë me Edi Ramën në qeveri dhe jo mes protestuesve. Ne do të protestojmë si njerëz të lirë dhe me dinjitet. Paralajmërojmë policinë e Shtetit të Edi Ramës të rrijë larg protestuesve, të mos pengojë lëvizjen e lirë të tyre përndryshe secili prej shërbëtorëve të skenarit kriminal të Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore. Në Shqipëri ka vetëm një skenar destabilizimi, ai është skenari i Edi Ramës për të qeverisur bashkë me krimin e organizuar.”,– tha Bardhi./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Kim Kardashian godet sërish me fustanin e zi, të tejdukshëm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.