PD e padit në Prokurori për kërcënimin e Nuhut, Rama: Hetim të thellë për kallëzimin e gjysmagjelave
E Enjte 4 Tetor 2018, 11:11
Dritare.net
Në padinë e opozitës, Rama akuzohet për kërcënim ndaj Nuhut. Objektet e padisë jane: "Kanosje për të mos kallëzuar " dhe " veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Rama i quan gjysmagjela Spahon dhe Vasilin dhe shpreh gatishmërinë për tu hetuar, ndërsa thotë se mezi pret fundin e dy babaleve.
“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2? I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon?”, shkruan Rama. V.D/Dritare.net/