PD dhe aleatët bojkotojnë sërish Parlamentin, ja ku do të mblidhen nesër!
E Mërkurë 5 Shtator 2018, 15:03
Dritare.net
Opozita ka vendosur ta bojkotojë sërish Parlamentin, ndërkohë mësohet se, do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët ditën e nesërme në Elbasan, në orën 10:00.
Dy ditë më parë, PD-ja dhe aleatët e saj bojkotuan Parlamentin dhe lajmëruan një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër.
Së bashku me aleatët, PD-ja do të zhvillojë një takim nesër në Elbasan me qytetarët, për të dhënë një mesazh për qëndresën kundër krimit./K.C/Dritare.net