PD: Alfred Peza ka shpërfillur kërkesën e Prokurorisë, drejtësia e re një hipokrizi
Dritare.net
Thirrja e dytë shkon pikërisht për ata, partnerët ndërkombëtarë, ata të cilët me shumë përkushtim, me shumë insistim e shoqëruan, ndikuan që kjo drejtësi e re të bëhej, që të ndikojnë tek Edi Rama. Të ndikojnë që ai të detyrohet ta çojë dhe ta dorëzojë deputetin e vet para drejtësisë.
Thirrja tjetër shkon pikërisht për atë, deputetin Alfred Peza, i cili është mburrur gjatë gjithë kësaj kohe se ka votuar reformën në drejtësi, shkon për atë që ka votuar pikërisht reformën në drejtësi, dhe për të gjithë deputetët e tjerë, që ta detyrojnë atë të shkojë dhe të dorëzohet para drejtësisë. Në qoftë se kjo drejtësi e re është për disa dhe nuk është për disa të tjerë që qëndrojnë mbi ligjin, si deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, atëherë kjo nuk është drejtësi e re, kjo nuk është reformë e re.
Ky është thjesht dhe vetëm sundim. Dhe sundimet kanë vetëm një përgjigje, sundimet kanë pikërisht përgjigjen që populli u rezervon. 18 shkurti është pikërisht momenti kur populli duhet të mblidhet dhe ka një arsye më tepër që të vendosë drejtësinë e vet. Të gjithë në 18 shkurt edhe për këtë arsye”, tha Alibeaj ne nje deklarate per mediat.