PD akuzon qeverinë: Vëllai i Xhafës kontrollon lojrat e fatit

Gjatë një konference për shtyp në selinë e PD-së deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku akuzuan qeverinnë në lidhje me kazinotë . “E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge” tha ai duke treguar edhe vendimin e dënimit nga gjykata (faksimilja ne fund te shkrimit).

LEXO DHE :  Si do të jetë moti, e enjte 15 nëntor 2018

 

“Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj janë vetëm fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këto kompani” vazhdoi Alibeaj. V.D/Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.