PD akuzë Ramës: Për ditëlindjen e Enver Hoxhës, mbajti simbolin komunist në emision
E Mërkurë 17 Tetor 2018, 08:08
Dritare.net
Në kollare ai kishte një yll të zi, dhe kjo sipas kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi , Rama e ka vënë në përkujtim të 110 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës.
“Në ditën e lindjes së babait të tij shpirtëror Enver Hoxhës, Edi Rama, i cili përherë ka treguar vëmendje ndaj simbolikës së veshjeve të tij, zgjedh të përkujtojë diktatorin me yllin në kollare. Fundi i tij politik është më pranë se kurrë!”, tha Këlliçi./E.B-dritare.net