Patozi: Opozita nuk e shfrytëzoi çështjen Tahiri, PD nuk ka kauzë
E Hënë 13 Nëntor 2017, 22:10
Dritare.net
“Opozita nuk ka ditur ta kapitalizojë, pasi cështja Tahiri tregon rënien e sistemit. Është një kambanë alarmi që duhet të krijojë një lëvizje të re politike, të cilën i takon ta bëjë opozita. E kam fjalën për një shkundje.”,-tha Patozi.
Rama tha se nuk kam lidhje me këtë histori, a iu duket e besueshme?
Jo! Sepse për shkak se aksidenti shkoi te Tahiri, kjo do të thotë se ky fenomen është dominant dhe partnerët e kanë evidentuar dhe theksuar. Qeveria është e rrënuar dhe e ka të vështirë që të dalë në sipërfaqe pas kësaj që i ndodhi. E vetmja gjë që e ndihmon është që opozita nuk është në lartësinë që duhet për të bërë një kurban më të madh. Kanabizimi ka qenë fenomen me licencë shqiptare./ I.M-Dritare.net