Pasioni për pak sa nuk i mori jetën, rrezikoi për të fotografuar tornadon
E Hënë 18 Qershor 2018, 23:11
Dritare.net
Daniel Show, ka rrezikuar jetën e tij për të fotografuar një prej tornadove më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fotot janë publikuar pas disa vitesh.
Ai e pa veten mes tornados, e cila i kishte shkatërruar edhe makinën.
“Ishte eksperienca më e frikshme e jetës sime. Prisja të vdisja. Isha i bllokuar dhe një gjysmë rimorkioje e përmbysur mund të më binte sipër”, tha ai.
Nëse për shumicën e njerëzve stuhitë janë një fenomen i frikshëm natyror, nuk ndodh e njëjta gjë me Danielin.
Ai i ka pasur pasion që kur ka qenë fëmijë, dhe del shpesh për të kapur foto të veçanta. /d.m-dritare.net