Pasi të shihni këtë, nuk do t’i pini pijet në kanoçe!
Dritare.net
Në verë pijet e gazuara, por jo vetëm, janë shumë të përdorshme, kjo sepse ato ju freskojnë. Po, kjo është e mirë. Edhe pse e dimë, që shumica e pijeve të gazuara janë me sheqer dhe nuk janë pjesë e rëndësishme e dietës, ne i pëlqejmë aq shumë, me gjithë të këqijat.
A pini shpesh pije në kanoçe?
Epo ne kemi lajme të këqija për ju. Pasi ta lexoni artikullin e dritare.net, do t’i hidhni direkt në plehra ato.
Dritare.net ka sjellë për ju disa arsye, pse pijet e gazuara dhe jo vetëm, në kanoçe nuk duhet të pihen, sapo dalin nga frigoriferi.
- Shija
Shija nuk është arsyeja kryesore, pse mos t'i pini, por shumë njerëz e urrejnë shijen që ka pija e gazuar, pasi është në kanoçe. Brenda kanoçes janë disa vrima të vogla, të cilat lëshojnë kimikate të aluminit dhe përzihen me pijen, informon dritare.net
- Ndotja
Edhe pse ato janë në kanoçe, dhe të sigurta, këto pije përbëjnë një rrezik për papastërti. Mendoni pak, sa njerëz e kanë prekur atë, para se ta fusni në frigorifer.
- Parazitët, kafshët, insektet
Në fabrikë, kanoçet e pijeve të gazuara, ekspozohen ndaj minjve, ose parazitëve të tjerë. Edhe pse ka paketim, dhe minjtë nuk mund të hynë, sërish kjo është e rrezikshme. Dhe kur ju e pini nga kanoçja, ju po e pini nga vendi ku ishte paraziti, ose miu. Dhe mund të vdisni nga konsumi i urinës së miut. Ndoshta mund t’ju duket ekzagjerim, por ne nuk mendojmë se është e domosdoshme për t’u pirë një pije, që me shumë mundësi ka urinë miu. Para se ta pini, dritare.net ju sugjeron t’i lani kanoçet, ose pijen ta hidhni në një gotë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net