Pas zjarrit të fuqishëm, Greqia shkundet nga tërmetet

Një tërmet me magnitudë 4.3 goditi ishullin e Samos në orën 11:18 këtë te enjte, me epiqendër në plazhin Marathokampos me thellësinë 10 kilometra.

Kjo lekundje vjen pak dite pasi Greqia u godit nga zjarri i frikshëm qe i ka marre jetën deri me tani 82 personave, teksa ende kërkimet për viktimat dhe të zhdukurit po vijojnë.

Vetëm gjatë ditës së sotme në këtë grup prej 15 ishujsh të mëdhenj dhe 150 të vegjël afër Turqisë, janë ndjerë 7 lëkundje tërmetesh, më e forta e të cilëve është shënuar në orën 11:17 me magnitudë 4.5.

LEXO DHE :  Çfarë pritet të ndodhë sot, në protestën e studentëve

Epiqendra e tërmetit mësohet se ishte në det të hapur, në një thellësi prej 6.8 kilometrash.Media turke raportoi se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet turke të Izmirit, Aydinit dhe zonat përreth.  Deri më tani fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz./panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.