Pas vendimit të Krimeve të Rënda, Policia nis sekuestrimin e pasurisë së Balilit
E Hënë 5 Shkurt 2018, 12:12
Dritare.net
Prokuroria para disa muajsh ka vendosur në sekuestro të gjitha bizneset dhe pronat e Klement Balilit, si Santa Quarantën, hotele, restorante, toka dhe të gjitha pronat.
Pas këtij vendimi të Prokurorisë, gjykata a e vlerësoi të vlefshëm këtë vendim dhe e la në fuqi.
Familja e Balilit këtë vendim e apeloi dhe sot Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Pas këtij vendimi, policia ka zbarkuar sot në terren, për ekzekutimin e vendimit./L.P./Dritare.net