Pas sulmit të Meryl Streep, vjen përgjigja fyese e Donald Trump
E Hënë 9 Janar 2017, 14:02
Dritare.net
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Trump e quan Streep “Shërbëtore e Hillary-t”.
Ai shkroi: “Meryl Streep, është një nga aktoret e mbivlerësuara të Hollivudit, nuk më njeh, por më sulmoi mbrëmë në Golden Globes. Ajo është një shërbëtoret e Hillary-t e cili pësoi humbje të madhe.
Për të 100-tën herë, nuk e kam “tallur” kurrë një gazetar me aftësi të kufizuara (nuk do ta bëja kurrë), por thjesht kam treguar sesi ai “kacavirrej”, kur ndryshoi tërësisht një artikull të tij të para 16 viteve ku shkruante në një mënyrë që të dukesha keq. Po shohim thjesht më shumë media të pandershme!” e mbyll shpjegimin e tij Donald Trump./dritare.net