Pas studentëve shqiptarë, në protestë dalin dhe ata të Tetovës
E Mërkurë 19 Dhjetor 2018, 10:10
Dritare.net
Ndërkohë që protesta e studentëve në Tiranë vijon, studentët të Universitetit të Tetovës kanë dalë në protestë për kauzat. Mësohet se këta të fundit kërkojnë plotësimin e 13 kushteve.
Studentët e Tetovës shprehin pakënaqësi për arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Ata kanë parashtruar konkretisht te të zgjidhen një sërë kërkesash; heqja e pagesës së praktikës dy mujore, zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj, heqja e pagesës prej 100 euro për çregjistrim nga universiteti, salla mësimore të reja, laboratorë.
Mes kërkesave është edhe fakti që Senati studentor të jetë i pavarur nga Rektorati dhe partitë politike, rishikim të titujve akademikë dhe verifikim të plagjiaturave./E.B-dritare.net