Pas shpalljes së kandidaturës, Patozi ka një thirrje për mbështetësit
E Diel 2 Korrik 2017, 10:10
Dritare.net
Postimi i Patozit
Askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar
Të nderuar miq,
Gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot, kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju falenderoj nga zemra për inkurajimin. Më vjen mirë që e mendoni si unë nevojën e madhe për ringritjen e Partisë Demokratike. Është e vetmja shtysë që më frymëzon mua dhe shumë kolegë të tjerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës, në këtë përpjekje. Kam vetëm një thirrje për ju të gjithë: Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike. Nuk kemi askënd për të humbur, dhe duhet të marrim gjithkënd për të fituar. Me shumë respekt dhe konsideratë
Astrit Patozi