Pas presionit nga PE, Shqipëria i shton bullgarët si pakicë kombëtare

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e mërkurë, ligjin e ri “për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, në të cilin ka përcaktuar se minoritetet në Shqipëri janë nëntë, përfshirë dhe pakicën bullgare. Edhe pse minoriteti bullgar nuk ishte parashikur, njohja e tij ka ardhur pas një letre të dërguar nga europarlamentarët bullgarë.

Në letrën zyrtare të dërguar nga Parlamenti Europian, bie në sy gjuha e presionit, pasi në disa paragrafë të saj thuhet: “ju kërkojmë ta bëni me mirësi”, duke i lënë të kuptohet se në të kundërt do të kalohet në masa të tjera.

“Ne, anëtarët e Parlamentit Europian, do të donim të shprehnim shqetësimin tonë se në projektligjin e mbrojtjes së minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë, nuk përmendet minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri.

Projektligji aktualisht citon: Neni 3, pika 2, sipas këtij ligji minoritetet kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë: minoriteti grek, maqedonas, vllah/arumun, rom, egjiptian, malazez, boshnjak dhe serb. Për këtë, ne ju kërkojmë me mirësi, duke vendosur nënshkrimet tona më poshtë që:

LEXO DHE :  Thaçi reagon për Petroviçin: Sulm ndaj fjalës së lirë

1. Me mirësi të merrni parasysh nenin 24 të rezolutës së PE mbi raportin e progresit vjetor të Shqipërisë dhe të njihet minoriteti kombëtar bullgar, i cili jeton në Shqipëri (Prespë, Gollobordë, Gore), dhe

2. Të përfshihet minoriteti kombëtar bullgar në nenin

3, pika 2 të projektligjit mbi mbrojtjen e minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë, duke përmendur “bullgar”, përkrah minoriteteve të tjera. Ne besojmë me të vërtetë se një akt i tillë do të paraqesë një veprim të drejtë dhe demokratik”, thekson letra e Parlamentit Europian./L.P./Dritare.net

1 Koment

  1. Ca mut pakice bullgaresh ka ne shqipri,kta qe pretendojne si pakic bullgare jane te gjithe maqedonas e goran.Pore kure je i paafte te mbrosh vendin e Kombin keshtu ndodhe te urdherojne te tjerte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.