Aktorja e njohur për rolin e saj si Sureja nga seriali “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver ka vetëm pak kohë që është ndarë nga këngëtari turk Murat Boz. Me një lidhje prej dy vitesh e gjysëm cifti ka vendosur në një mënyrë të papritur ka vendosur të ndahet. Kjo ka bërë që aktorja të jetë në një gjendje të keqe emocionale. Dritare.net informon se ajo ka rënë gjashtë kilogramë që pas kohës së ndarjes dhe se nuk merret me asgjë tjetër përvec se xhirimeve të serialit. Aktorja e ka përjetuar me dhimbje ndarjen dhe e kalon kohën duke qarë. Ajo ka vendosur se pasi të marrë pushimet nga seriali do të udhëtojë drejt Spanjës pranë vëllait dhe familjes së tij./M.S-Dritare.net