Pas motrës, edhe i vëllai i hedh fajet Meghan për raportet jo të mira me të atin

Pas akuzave të shumta që e motra i ka bërë Meghan Makle në lidhje me raportet e saj me babanë, kësaj here është i vëllai Thomas Jr, i cili ka folur për mediat në lidhje me të njëjtën çështje.

Pasi ai tha që Meghan sapo u bë një yll Hollivudi harroi familjen, ai bëri një prononcim për revistën OK! shprehet: “Ai është shumë i lënduar dhe i hutuar për marrëdhënien me Meghan. Unë mendoj që është akoma më shumë i furstruar tani, sepse do bëhet gjyshi i fëmijës së vajzës së tij të preferuar. Ata kishin një lidhje të ngushtë dikur, dhe tani ka frikë mos ndoshta nuk do ta shikojë kurrë nipin e tij. Do ishte një moment i përkryer që Meghan dhe babai ynë të rregullonin marrëdhëniet”.

Mbase do të ishin pajtuar nëse Thomas Markle nuk do të kishte bërë publike letrat e shkëmbyera me Meghan. Sidoqoftë, edhe i vëllai ia hodhi fajet Meghan për raportin jo të mirë mes saj dhe Thomas./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Lleshaj: Takimi me studentët në Durrës, mbresëlënës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.