Pas Lu largohet dhe Vlahutin, ja kush do ta zëvendësojë!
E Premte 25 Maj 2018, 12:12
Dritare.net
Mësohet se, ai është Luigi Soreca, një zyrtar i rëndësishëm i Komisionit Evropian, në Bruksel, pas pak kohësh do të lërë zyrën e tij për të ardhur në Tiranë.
Luigi Soreca, tashmë merr postin e ambasadorit të ri të BE-se në Tiranë.
Mandati i ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin zyrtarisht mbaron në gusht të vitit 2018-të. Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të italianit Ettore Sequi. Përpara se të bëhej ambasadore e BE-së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltare e Presidentit të Kroacisë, dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij. /K.C/Dritare.net