Pas dekorimit të Arvizu, Meta shpjegon si mund të fitosh një dekoratë

Presidenca e Republikës së Shqiperisë në vazhdën e aktivitetit të saj për promovimin e staneve dhe kullotave të zonës verilindore, ku Presidenti Meta ne shetitjet e tij filozofike me mendimtarë të shquar te atyre trevave, ka arritur në përfundimin që politika e qokave me dekorata, është shumë produktive në promovimin e vendit.

Kështu, pas dekorimit të ekipit të Flamurtarit që fitoi në Beograd, do dekorohen edhe ekipet e mëposhtme

1-Ekipi i futbollit Turbina i Komanit për debutim me sukses në periudhen 1982-1983 në kategorinë e tretë.

2-Ekipi i futbollit Minatori të Bulqizës për tejkalimin e planit të kromit në vitet 1976-1977.

3-Ekipi i volejbollit Luftëtari për kursimin e dietave në sezonin 1988-1989.

4-Ekipin 22 Shtatori të Skraparit, që nuk ka bërë asgjë, por ka pasur fatin të ngrohet nën një diell me mua.

Ça të keni ndonjë ekip tjetër, presidenca këtu është dhe i mirëpret propozimet.

LEXO DHE :  Grabitet makina e drejtorisë së Patentave. Ja shuma që është marrë!

Gjithashtu, pas dekorimit të Arvizu, kemi ndërmend të dekorojmë gjithë ambasadorët që kanë qenë këtu në Tiranë. Me këtë rast, bëjmë edhe një dorë muhabet.

Gjithashtu do të dekorojmë Teqenë në Ali Postivan, se presidentin e kemi bektashi. Edhe Teqenë e Baba Reshatit në Gjirokastër së bashku me atë të Dervish Luzhës në Tropojë.

Dekoratë tjetër do japim në sezonin janar-qershor 2019 për Myftar Prishtën, si nxjerrës i shquar rakie nga Çepani.

Presidenca është e hapur për propozime të tjera, aq më tepër që çmimi i llamarinës në bursa ka rënë dhe kjo na mundëson që të jemi edhe dorëlëshuar.

Gjejmë rastin të falenderojmë kryeministrinë për buxhetin dhe që nuk na mori  inat që ia vonuam ca ditë dekretimin e Lleshit./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.