Pas deklaratës së Bashës, reagon Çyrbja: Padi ndaj kreut të PD
E Martë 23 Tetor 2018, 14:02
Dritare.net
“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës.
E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!
Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës.
Menjëherë padi për humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.
E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!”, shkruan ai në rrjetet sociale.V.D/Dritare.net/