Partnerët që nuk të lënë kurrë në baltë kanë këto shenja astrologjike

Personat e këtyre shenjave astrologjike janë të gatshëm t’iu qëndrojnë përherë në krah në ditë të mira dhe të këqija. Nëse i gjeni mbajini fort pas vetes.

Demi. Personat e kësaj shenje dashurojnë pa kushte. Ata janë besnikë dhe kur arrijnë ta vlerësojnë atë që kanë pranë nuk do ndryshojnë mendim asnjëherë. Në ditë me diell apo me stuhi ata dinë si ta përkrahin atë që duan. Vetëm se demat e kanë një kërkesë, ata dëshirojnë të njëjtën besnikëri edhe nga tjetri.

Gaforrja. Një partner i kësaj shenje është gjithmonë besnik, i dhënë pas personit që do dhe i matur. Kur binden se ai që kanë pranë është i duhuri e mbështesin edhe kur gabon apo ka nevojë për ndihmë. Edhe pse fillimisht janë të turpshëm me kalimin e kohës ndryshojnë dhe e mbajnë fort lidhjen. Nëse keni ëndërruar gjithmonë një person me të cilin të mbijetoni kudo, gaforrja është i duhuri.

LEXO DHE :  Video/ Rudina Xhunga: Ju tregoj ca sekrete !

Akrepi. Personat e kësaj shenje kanë tendencë të jenë partnerë për asgjë ose për çdo gjë. Ata tregohen të devotshëm kundrejt atij që duan dhe do jenë të tillë deri sa të mbyllin sytë. Akrepat janë shenjë e qëndrueshme që duan të ruajnë një statu quo. Kushdo mund të habitet me atë që mund të bëjë një partner i kësaj shenje.

Peshqit. Partneri i fundit në listën e personave që të qëndrojnë pranë në të mirë e në të keqe është i shenjës së peshqve. Këta persona angazhohen mjaft për të bërë më të mirën dhe sakrifikojnë për atë që duan. Këta partnerë nuk e shohin dot partneren të vuajë dhe nevojat e tyre i kthejnë edhe në nevoja për veten. Peshqit janë përherë të motivuar për të gjetur partnerin ideal dhe jo dashurinë ideale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.