Parlamenti grek debat për rastin e Gazmend Kapllanit
Dritare.net
Reagimet e shumta të opozitës, kanë të bëjnë veçanërisht me dhënien e nështetësisë greke, që sidomos për të djathtën ekstreme përbën një padrejtësi e madhe kundër grekëve që barazohen gradualisht me emigrantët dhe të huajt, pasi këta të fundit përfitojnë të njëjtat të drejta. Për marrjen e nënshtetësisë greke me procedurën e natyralizimit përfshihen në dispozita të posaçme grupimet më delikate të popullsisë (qytetarë mbi 65 vjeç dhe invalidë), dhe parashikohet një ulje e tarifës nga 700 euro në 550 euro, çfarë vërtet lejon kategoritë përkatëse të aplikojnë me kushte lehtësuese, informon News 24.
Ndërkaq intervista para komisionit për njohuritë e gjuhës e kulturës greke zëvendësohet me një test të bazuar në pyetje të paracaktuara. Një përgjigje të fortë kundër retorikës ekstreme kundër emigrantëve dhe pro lehtësimit të procedurës ka dhënë deputete e KINAL, Paraskevi Hristofilopulu, duke u referuar në arritjet e shkrimtarit nga Shqipëria Gazmend Kapllani, informon News 24, i cili pavarësisht qëndrimit 20-vjeçar në Greqi, nuk e mori dot shtetësinë greke.
Deputetja ka deklaruar se trajtimi i qeverisë greke ndaj të rinjve shqiptarë në veçanti, të huajve në përgjithësi, është i padrejtë dhe kufizon mundësitë e tyre për integrim të plotë në familjen europiane. Vetëm në vitin 2017 plot 34,305 persona morën shtetësinë greke, prej të cilëve 86,8% emigrantë shqiptarë./dritare.net