Parashikimi i motit për sot, sinoptikanët kanë një lajm të mirë
E Mërkurë 12 Korrik 2017, 09:09
Dritare.net
E MERKURE:
Vijon dominimi i kthjellimeve dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta por grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që maksimumi territorial të mbetet jo mbi 38ºC. Era do të fryjë e lehtë por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim 1 – 2 ballë.