Paralajmëron Autoriteti i Aviacionit Civil: Kujdes kur udhëtoni me Fly Ernest!

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që udhëtojnë drejtë Italisë me kompaninë Italiane ““Fly Ernest” s.p.a

Sipas këtij Autoriteti kjo kompani, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme në avionë për përballimin e destinacioneve të publikuara dhe keqmanaxhimit, kjo kompani ka pasur anulime dhe vonesa të zgjatura të fluturimeve, të cilat kanë shkaktuar shumë shqetësime tek qytetarët shqiptarë që e kanë zgjedhur atë si kompani për të udhëtuar.

Ky autoritet bën me dije se shpesh herë ka marrë ankesa nga qytetarë të ndryshëm të cilëve jo vetëm që ju është anuluar flurimi por edhe nuk janë kompensuar. Rezulton se kjo kompani ka vonuar gjatë ose ka anuluar mbi 50 fluturime përgjatë kohës që operon në Shqipëri, me një faturë kompensimi për t’u paguar prej mbi 2.5 milion Euro, në rast se do të ishin ndjekur procedurat e kompensimit.

“AAC, ka dërguar disa kërkesa për marrje masash pranë kompanisë dhe autoritetit italian gjatë periudhës së dimrit dhe përpara fillimit të sezonit veror të fluturimeve, dhe këtë problematikë do të vijojë ta ndjek edhe në takimet urgjente që do i kërkohen kompanisë dhe autoriteve italiane si autoriteti liçensuses.

LEXO DHE :  Çfarë është politika, në mëhallën tonë!

Si hap të parë i bëjmë thirrje çdo pasagjeri që has në problematika me linjat e ndryshme ajrore, të mos hezitojë të na kontaktojë në rrugë zyrtare në emailin [email protected], për të kërkuar asistencën e nevojshme për plotësimin e formularit të ankesës, dhe marrjen e kompensimit financiar prej €250 nga kompania.

Ndërkohë, AAC ka hapur edhe zyra në Aeroport, në kt 2 mbi check-in, ku mund të drejtoheni për t’u konsultuar me stafin tonë të specializuar në të drejtat e pasagjerit. Së dyti, i rekomandojmë qytetarëve të përzgjedhin kompaninë sipas performancës së duhur në operim dhe për këtë AAC do të publikojë në buletinin mujor, duke filluar nga 5 Maji, performancën e secilës kompani që operon në TIA”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar./Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.