Paralajmërimi i Lubonjës: Jemi në pragun e diktaturës, mazhoranca kërcënim

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisionin, “Opinion”, në TV Klan, analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja ka folur në lidhje me rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn. Lubonja ka komentuar videon e bashkëpunëtorit X, i cili u quajt ashtu, në audiopërgjimin e PD-së. Ai shpreh se, nëse prokuroria do të ishte e paanshme, do ta hetonte. Agron Xhafajn, pasi mbi të rëndon akuza e trafikimit të drogës.

 

Pse e mbron Rama-Xhafajn dhe ju bindën argumentet që përdori kryeministri?

Jo s’më bindën, pse e mbron duket se mbron vetveten, pushtetin, një kryeministër që i dalin dy ministra të Brendshëm të lidhur me trafikun që të gjitha rrugët të çojnë te kryeministri që i zgjedh dhe po ndërton sot kulla me paratë e drogës, besoj se, s’mund të jetë bindës argumenti që unë e çova në një laborator dhe e provova brenda 24 orëve që ky është montim. Këtu jemi në pragun e diktaturës, veprimet e fundit këtu të çojnë një cipë e hollë i ndan, se e morën edhe e çuan direkt ne Itali, thonë që iku vetë, duket që ishte e orkestruar.

Si e gjykoni strategjinë e opozitës, sa larg do shkojë me këtë strategji?

Kjo që po bën opozita, është më mirë se sa të mos ishte opozita, sepse atëherë imagjinoni ca bëjnë këta, asgjë s’merret vesh. Ne marrim vesh ca gjëra që s’i dimë dhe kemi zë më shumë, e nga kjo duhet nxjerrë si mund të ndërtojmë një tjetër alternativë.

Mendoj se denoncimi që po bën opozita është i vërtetë, janë gjëra që ne i dimë, e vetmja gjë që ne s’e dimë dhe këta e dinë janë provat. Provat i kanë institucionet, këta që i bëjnë, se ne i shohim nga jashtë, i shohim te kullat që po bëjnë.

Por ama edhe rreziqet janë të mëdha se unë e shikoj më shumë kërcënim këtë lloj mazhorance dhe shoh një kryeministër që nuk ka aftësinë për të gjykuar që ka përgjegjësi dhe që duhet të ndryshojë, por vetëm të quajë tradhtarë e armiqtë, punë qensh siç thotë, punë destabilizimi si të ishim në kohën e Enver Hoxhës, ndërsa këtu kemi ngelur te dhuna verbale dhe tek konfliktualiteti, por rreziku është i madh se mund të kalohet dhe në këto situata qe këto interesa mjaft të mëdha ti shtyjnë të bëjnë gjëra të pakthyeshme më të mëdha që mund të marrin edhe jetë njerëzish.

LEXO DHE :  Sulltanesha Hyrrem merr vendim drastik, ja nga çfarë ka hequr dorë!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.